Skuadra e Hoffenheimit me tre reprezentues të Kosovës, Albian Hajdarin, Leon Avdullahun dhe Fisnik Asllanin, tronditin Eintracht-in në Frankfurt, duke e mposhtur me rezultat 3:1, në takimin e javës së 19-të në Bundesliga I.
Treshja shqiptare treguan angazhim e lojë të madhe në fitoren tejet të rëndësishme.
Për Hoffenheim shënuan Moerstedt (52) e Kabak (60), Almeida (65 – autogol) dhe për vendasit Kalimuendo (18’).
Hajdari u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 45+2.
Hoffenheim ngritet në vend të tretë me 36 pikë e Eintracht është në të shtatin me 27 sosh.