Manchester City ngadhënjeu me rezultat 2:0 ndaj Wolves-it, në takimin e javës së 23-të të Premier League.
Vendasit diktuan ritmin e lojës dhe qysh në 45 minutat e parë siguruan fitoren.
Për udhëtuesit është edhe një humbje e rëndë, që gjithnjë e më shumë ia minimizon shpresat për të siguruar ekzistencën.
Golat i realizuan futbollistët Marmoush (6) e Semenyo (45+2).
Manchester City është në vend të dytë me 46 pikë e Wolves është në fund me 8 sosh.