Roko Vata largohet i dëmtuar mes dhimbjeve

- Bota Sot

Roko Vata largohet i dëmtuar mes dhimbjeve

Roko Vata është pa fat në këtë edicion të Championship.

Sot pësoi një tjetër dëmtim, ndërsa ishte vetëm ndeshja e dytë që pas rikthimit në fushë. Uatford ndërkohë po luante në transfertën e Blekburn dhe rezultati ishte 1 me 1.

Vata u dëmtua në minutën e 39-të duke sinjalizuar menjëherë se ka nevojë për zëvendësim.

Sulmuesi shqiptar kishte humbur më parë 13 javë të Championship për shkak dëmtimi.

Kujtojmë se 20-vjeçari zgjodhi të përfaqësojë Irlandën ku edhe ka debutuar. Megjithatë, mundësia e ndërrimit të kombëtares ekziston akoma për Vatën.



Read it all at Bota Sot