Trajneri i FC Prishtinës, Afrim Tovërlani, ka dhënë detaje nga përgatitjet e skuadrës për finalen e Superkupës së Kosovës, që do të zhvillohet nesër në Antali të Turqisë ndaj FC Dritës.
Tovërlani deklaroi se skuadra ka kaluar një fazë shumë të mirë përgatitore, por tre ditët e fundit reshjet e shiut pa ndërprerje kanë penguar punën në fushë.
“Megjithatë, për aq kohë sa kemi qenë këtu, kemi pasur përgatitje shumë të mira. Ardhjet e reja në klub janë përshtatur mjaft mirë,” tha trajneri.
Ai shtoi: “Shpresoj që nesër të kemi një ndeshje të fortë dhe konkurruese.”
Ky takim pritet të jetë një duel i fortë mes dy klubeve të Superligës së Kosovës, ku FC Prishtina synon të nisë sezonin me trofe në koleksion.