Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Arbnor Muja, po kthehet përsëri në një protagonist kryesor në kampionatin belg të futbollit, ku po ndihmon skuadrën e St. Truiden që të kthehet në një pretendente për titullin kampion.
Muja iu bashkua në verë klubit i cili ka pronarë japonezë dhe një koloni të madhe futbollistësh nga vendi aziatik, duke shpresuar që të ndihmojë ekipin të kthehet në Europë.
Por deri tani skuadra ka kaluar pritshmërinë dhe me fitoren 2-1 të ditës së sotme ndaj La Luvier në transfertë, ka marrë kreun e renditjes.
Vendasit ishin në avantazh në startin e pjesës së dytë, por në minutën e 63-të, një harkim i Mujës gjeti devijimin me kokë të Taniguçit duke barazuar përkohësisht rezultatin.
Në fund erdhi edhe goli i fitores, që mbajti St. Truiden në vendin e dytë, në ndjekje vetëm të Rojal Union SG.