Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, ka reaguar pas humbjes 3:2 ndaj Bournemouthit, e cila erdhi në minutat shtesë, pavarësisht rikthimit të “Reds” nga disavantazhi 2:0.
Slot theksoi se lodhja e lojtarëve, pas fitores në mesjavë ndaj Marseille në Ligën e Kampionëve, ishte faktor kyç në këtë disfatë.
Sipas tij, skuadra kishte kontrollin e lojës në pjesën më të madhe të ndeshjes, por disa minuta të dobëta në pjesën e parë dhe mungesa e freskisë fizike ndikuan drejtpërdrejt në rezultat.
“Është shumë e dhimbshme të humbasësh në kohën shtesë pasi rikthehesh nga 2-0.
Lojtarët ishin dukshëm të lodhur, kemi pasur vetëm dy ditë pushim mes ndeshjeve,” deklaroi Slot.
Liverpooli tani ka marrë vetëm katër pikë në pesë ndeshjet e fundit në Premier League, duke rrezikuar pozitat për një vend në Top 4.
Ndërkohë, kalendari mbetet i ngjeshur për “Reds”, të cilët luajnë sërish në Ligën e Kampionëve gjatë javës.