Cagliari merr fitoren e dytë radhazi

- Bota Sot

Cagliari merr fitoren e dytë radhazi

Nuk ka qetësi te Fiorentina. Skuadra nga Firence u rikthye te humbja, pasi u mposht në shtëpi nga Cagliari, në duelin e javës së 22-të në Serinë A.

Skuadra mike ishte më kërkuese nga fillimi dhe gjeti shpejt avantazhin me Kiliccsoy në minutën e 31-të.

Fraksioni i dytë nisi me të njëjtin marsh nga skuadra e Cagliarit, që shënoi edhe të dytin në minutën e 47-të, këtë herë me Palestra.

Për Fiorentinën golin e vetëm e shënoi Brescianini në minutën e 74-t, por kishte vetëm vlerë statistikore.

Pas kësaj humbje, Fiorentina mban vendin e 18-të me 17 pikë të grumbulluara dhe në luftë për mbijetesën.

Cagliari regjistron fitoren e dytë radhazi pas asaj ndaj Juventusit dhe ngjitet në vendin e 11-të me 25 pikë të grumbulluara.



Read it all at Bota Sot