Lecce e Ylber Ramadanit barazoi pa gola në duelin e vlefshëm për javën e 22-të të Serisë A ndaj Lazios.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, u aktivizua titullar, teksa rezultoi futbollisti me notën më të lartë te vendasit.
Ramadani u vlerësua me notën 7.9 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.
Notën më të lartë nga të gjithë me mori Gila i Lazios, 8.1
Ky ishte barazimi i gjashtë në 22 javë për Leçen, që u ngjit në kuotën e 18 pikëve duke mbajtur përkohësisht vendin e 17-të në renditje. Ndërkohë që për Lacion ishte barazimi i tetë.
Kryeqytetasit janë pozicionuar në vendin e nëntë.