KF Bashkimi 1947 gjen sulmuesin

- Bota Sot

KF Bashkimi 1947 gjen sulmuesin

Skuadra e futbollit Bashkimi 1947 nga Kumanova, ka prezantuar sonte afrimin më të ri në skuadër.

Kumanovarët kanë prezantuar një sulmues, pozicion për të cilin kanë nevojë për sezonin pranveror.

Në bazë të të dhënave që posedon lojtari boshnjak, duket se Bashkimi 1947 e ka gjetur njeriun gol. Azer Koziq do të jetë sulmuesi që pritet të tund rrjetat kundërshtare në sezonin e dytë.

“Koziq luan në pozitën e qendërsulmuesit dhe vjen me një karrierë të pasur ndërkombëtare, duke luajtur në Kroaci, Slloveni dhe Azi, duke sjellë eksperiencë, forcë dhe instinkt goli në repartin ofensiv.

Pritet që Azer Koziq të jetë një përforcim i rëndësishëm i sulmit tonë dhe të kontribuojë menjëherë në objektivat e klubit:, njofton KF Bashkimi.



Read it all at Bota Sot