Kampioni në fuqi, Drita e Gjilanit, është gati për finalen e Superkupës së Kosovës në futboll.
Finalja luhet nesër në orën 12.30 në tokën turke përkatësisht në Antalia.
Drita përballet me fituesin e Kupës së Kosovës.
Të dy skuadrat synojnë të nisin vitin 2026 me trofe.
Drita apo Prishtina, cila do të festojë, do të shihet nesër në orën 12.30.
Kryetrajneri i Dritës, Zekirja Ramadani e ka të qartë fuqinë e Prishtinës së Afrim Tovërlanit.
Ndeshje luhet në kompleksin “Mardan Sports”.