Për herë të parë në historinë e tyre në Serie A, Torino ka pësuar plot 11 gola nga e njëjta skuadër brenda një sezoni.
Bëhet fjalë për Comon.
Ky rekord negativ tregon vështirësitë serioze që granata kanë hasur në përballjet direkte ndaj Komos.
Në duelin e sotëm Torino u mposht me shifrat 6:0, ndërsa në takimin e parë 1:5.
Mbrojtja e Torinos ka shfaqur pasiguri të vazhdueshme, duke mos arritur të neutralizojë sulmet e Komos. Disfata shumë të rënda që njollosin historinë e një klubi të madh si Torino.