Interi ka finalizuar zyrtarisht afrimin e talentit kroat Leon Jakiroviç, një nga mbrojtësit më premtues të brezit të tij.
Qendërmbrojtësi i lindur në vitin 2008 mbërriti në Milano, ku iu nënshtrua vizitave mjekësore përpara nënshkrimit të kontratës me klubin zikaltër.
Jakiroviç transferohet nga Dinamo Zagreb për një shifër prej 2.5 milionë eurosh, plus bonuse të lidhura me performancën dhe një përqindje mbi rishitjen e ardhshme.
Marrëveshja parashikon një kontratë afatgjatë prej pesë vitesh e gjysmë, çka tregon besimin e madh të Interit tek potenciali i lojtarit.
Pavarësisht moshës shumë të re, Jakiroviç ka arritur të debutojë edhe në Ligën e Kampioneve, duke treguar personalitet dhe cilësi në nivele të larta.
Interi e sheh atë si një investim për të ardhmen, me synimin që të rritet gradualisht dhe të bëhet pjesë e rëndësishme e projektit sportiv zikaltër.