Pas largimit të Xabi Alonsos, vendimi i Florentino Perez duke emëruar Alvaro Arbeloa si trajner duket se ka qenë pikërisht i duhur.
Nën drejtimin e tij, Real Madrid duket më i fuqishëm, sulmues dhe i freskët, duke rikthyer stilin e lojës me kundërsulme që ka karakterizuar skuadrën historikisht.
Fitorja e mbrëmshme ndaj Villarreal-it, skuadrës së tretë në La Liga, është një deklaratë e qartë e ambicieve të Realit.
Me këtë fitore, Los Blancos ndodhen si udhëheqës momental në renditje, dy pikë përpara Barcelonës, me një Clasico që pritet të vendosë shumë.
Burime nga El Chiringuito raportojnë se besimi në dhomën e zhveshjes është në nivele maksimale dhe lojtarët besojnë se mund të fitojnë La Liga dhe UEFA Champions League këtë sezon, nëse vazhdojnë me këtë formë dhe mësojnë nga gabimet e tyre.
Në Champions League, Real Madrid është i vendosur mirë për të siguruar kalimin në 1/8-at, ku momentet individuale dhe shpërthimet e yjeve mund të vendosin fatin e çdo ndeshjeje – diçka që madrilenët e kanë treguar se dinë ta bëjnë më mirë se kushdo.
Arbeloa duket se ka ringjallur Realin, dhe tifozët mund të ëndërrojnë sërish për një sezon të madh për Los Blancos.