Alonso merr telefonatën e parë

- Bota Sot

Alonso merr telefonatën e parë

Xabi Alonso është në procesin e rikuperimit të energjisë që humbi gjatë drejtimit të Real Madridit që nga qershori i kaluar.

Në pranverën e vitit 2024, ai refuzoi ofertat nga Bajern Mynih dhe Liverpul, por sipas prestigjozes “AS” të kuqtë e kanë kontaktuar sërish spanjollin.

Kjo për shkak se kampionët në fuqi nuk po performojnë si duhet këtë sezon nën drejtimin e Arne Slot pavarësisht se shpenzuan 482 milionë euro verën e kaluar.

Edhe pse Xabi Alonso është aktualisht duke pushuar, ai dhe Injaki Ibanjez, agjenti dhe këshilltari i besuar nuk po i kthejnë shpinën asaj që është në horizont.

Biseda mes klubit anglez dhe përfaqësuesit të menaxherit ka qenë pozitive, Liverpuli mund të mbështetet te spanjolli për të ardhmen e afërt ose për sezonin 2026/27.



Read it all at Bota Sot