Tifozët e Hajdukut “Torcida” dhe famëkeqit e Cërvena Zvezdës “Delija” janë përleshur mes vete në Tuzëll të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Policia ka konfirmuar përleshjen midis tifozëve të Cërvena Zvezdës dhe Hajdukut të Splitit.
“Grupi i tifozëve të Zvezdës po kthehej nga Suedia pas një ndeshjeje kundër Malmos në Europ League.
Ata zbarkuan në aeroportin e Tuzllës.
Është konfirmuar se 93 persona që morën pjesë në incident u ndaluan në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit të Tuzllës dhe se 23 u lënduan.
Sipas portalit boshnjak "Avaz.ba", në përleshjen masive që ndodhi pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Tuzllës përfshiheshin anëtarë të grupeve të tifozëve "Delije", mbështetës të Zvezdës dhe "Torcida", tifozë të Hajdukut të Splitit.
“"Më 24.01.2026, rreth orës 21:55, u raportua një përleshje midis disa personave para hyrjes së Aeroportit Ndërkombëtar Dubrave.
Disa patrulla të policisë u dërguan në vendngjarje, si dhe ekipe për ndërhyrje të shpejtë nga Njësia e Mbështetjes Speciale të Policisë së Drejtorisë së Policisë së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit të Tuzllës, si dhe ekipe nga Departamenti i Mbështetjes Speciale të Policisë së Kantonit të Tuzllës dhe Departamenti i Policisë Komunale të Kantonit të Tuzllës.
Pretendimet në raport u konfirmuan, dhe një numër i madh personash u gjetën në përleshje, të cilët u përcaktuan të ishin tifozë të Zvezdës nga Serbia dhe tifozë të grupit të tifozëve Torcida nga Kroacia”, shkruan mes të tjera media boshnjake.