Çfarë doni?! Granit Xhaka çoi në këmbë Anglinë

- Bota Sot

Çfarë doni?! Granit Xhaka çoi në këmbë Anglinë

Granit Xhaka u shfaq i nervozuar teksa Sunderland pësoi një humbje të rëndë 3:1 në transfertë ndaj West Ham United.

“Kapiteni i “Maceve të Zeza” mungoi në këtë ndeshje për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës dhe ishte i detyruar ta ndiqte takimin nga tribunat, ku pa skuadrën e tij të shkonte në pushim me disavantazh 3:0.

Brian Brobbey shënoi golin e vetëm për Sunderlandin në minutën e 66-të, por rikthimi ishte i pamundur dhe humbja u konfirmua pak para fundit.

Situata u tensionua edhe më shumë kur Xhaka u provokua nga një tifoz në tribuna”, shkruan mediua “Bluewin.ch”.  

Mesfushori i dëmtuar reagoi ashpër duke bërtitur disa herë: “Çfarë doni?!”, në drejtim të një tifozi të West Hamit. 

“Kjo ishte ndeshja e dytë zyrtare pa Granit Xhakën që nga transferimi i tij nga Bayer Leverkusen verën e kaluar”, shkruan më tej.



Read it all at Bota Sot