Futbollistët e Bashkimit 1947 regjistruan një fitore bindëse 3:0 kundër ekipit malazez, Rudari në një ndeshje miqësore, në kuadër të përgatitjeve në Medulin të Kroacisë, për pjesën pranverore të sezonit.
Ekipi kumanovar siguroi fitoren me tre gola në pjesën e dytë.
Golashënues për Bashkimin 1947 ishin Anatolij Peterchuk në minutën e 46-të, Luis Ribeiro në minutën e 52-të dhe Resul Memeti në minutën e 65-të të ndeshjes.
Kjo miqësore ishte shumë e rëndësishme për të pa formën e secilit futbollist.