Tirana u trondit dje me lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të Irina Alvarez, vajza 9-vjeçare e futbollistit Fredi Alvarez.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Tiranë dhe solli shtyrjen e ndeshjes me Flamurtarin.
Sot në nder të Irina Alvarez, u mbajt 1 minutë heshtje para fillimit të ndeshjes.
“U prehsh në paqe ëngjëlli Irina”, shkruhej ndërkohë në mesazhin e tifozëve bardheblu.
Lojtarët e Tiranës dhe Flamurtarin, bashkë me stafet më pas vendosën kurora me lule pranë tribunës së tifozëve. Ndeshja është e vlefshme për javën e 21-të të Superiores.