Drita triumfon me përmbysje ndaj Prishtinës, fiton Superkupën e Kosovës

- Bota Sot

Drita triumfon me përmbysje ndaj Prishtinës, fiton Superkupën e Kosovës

Kampioni në fuqi, Drita e Gjilanit, është fituese e Superkupës së Kosovës në futboll.

Skuadra e drejtuar nga Zekirja Ramadani e mposhti Prishtinën me përmbysje 2:1, në finalen e zhvilluar në Antalia të Turqisë. 

Ndeshja u karakterizua nga rivalitet i madh dhe raste të shumta shënimi nga të dyja ekipet.
Prishtina kaloi e para në epërsi në fillim të takimit. 

Leotrim Kryeziu realizoi golin e avantazhit në minutën e 8-të, por ky gol i hershëm nuk e dekoncentroi Dritën.

Gjilanasit u rikthyen në lojë në minutën e 39-të, kur Besnik Krasniqi shënoi golin e barazimit 1:1.

Në pjesën e dytë,

Drita tregoi më shumë vendosmëri dhe përmbysi rezultatin. Kristal Abazaj realizoi golin e fitores në minutën e 50-të, duke shënuar me kokë nga afërsia.

Me këtë fitore, Drita e nis vitin e ri me trofe, ndërsa fituesja e Kupës së Kosovës, Prishtina, ishte e pafat dhe pëson humbje në finalen e Superkupës në Antalia.



Read it all at Bota Sot