Tirana ndez “luftën” për mbijetesë!

- Bota Sot

Tirana ndez “luftën” për mbijetesë!

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës së sotme, të vlefshme për javën e 21-të të Superiores.

Në këto dy duele pati surpriza, ndërsa u shënua një total prej 2 golash.

Tirana ia doli që të triumfonte në shtëpi përballë Flamurtarit me rezultatin 1-0, falë golit të sulmuesit sllovak Myslovic. Kështu, bardheblutë shkojnë në kuotën e 17 pikë në vendin e fundit, me 1 pikë më pak se Flamurtari i 9-ti dhe 2 më pak se Bylis i 8-ti.

Në krahun tjetër, Vora me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të kapitenit

Tabaku, ka mposhtur 1-0 Teutën. Ndeshjen e vendosi goli i Kasallës, me Vorën që shkon në kuotën e 26 pikëve në vendin e 6-të, duke lënë në vendin e 7-të Teutën, po me 26 pikë.



Read it all at Bota Sot