Vora si Tirana dhe Senegali, braktis ndeshjen pas penalltisë

- Bota Sot

Vora si Tirana dhe Senegali, braktis ndeshjen pas penalltisë

Episodet e braktisjes së ndeshjes për disa minuta janë kthyer në modë në Superiore. Pasi e bënte Tirana, sot ishte radha e Vorës në javën e 21-të të Superiores.

Shkak u bë një penallti e akorduar nga gjyqtari Olsid Ferataj në favor të Teutës në minutën e 92-të. Ferataj fillimisht sinjalizoi për pozicion jashtë loje, më pas ndryshoi vendimin duke dhënë penallti për Teutën.

Pas pesë minutave të mbushura me polemika ku nuk pati rishikim me VAR, lojtarët e Vorës vendosën të braktisin ndeshjen.

Më pas u kthyen dhe goli i Teutës erdhi rreth 10 minuta pas akordimit të penalltisë.

Ky nuk është një rast i paprecedentë në kohët e fundit. Senegali solli rastin më të freskët në Afrikë, pas një penalltie të akorduar për Senegalin.



Read it all at Bota Sot