Moriero i zhgënjyer për golin e Tiranës

- Bota Sot

Moriero i zhgënjyer për golin e Tiranës

Flamurtari u largua me humbje 1:0 ndaj Tiranës.

Sfida në “Selman Stërmasi” u vendos nga goli i Mysloviç në pjesën e dytë.

Trajneri Moriero foli pas disfatës në Tiranë.

“Bëmë ndeshjen tonë, duhet të ishim pak më të kujdesshëm në golin që pësuam.

Na dhemb humbja, por nuk kemi çfarë i bëjmë. Erdhi.

Punojmë gjatë javës. Bëmë dhe zëvendësime për të patur më kualitete, por Melo u dëmtua, u munduam të fusnim Semin.

Sot morëm gol me mbrojtje të vendosur, duhet të ishim më agresivë.

Aty na mungoi diagonalja e Diavaras, një presion i munguar i Markut, na vajtën në portë dhe na shënuan.

Futbolli kështu është, bëmë ndeshjen tonë, do të kemi dhe humbje”, u shpreh trajneri Moriero.



Read it all at Bota Sot