Trajneri i Bayernit humbjen ndaj Augsburgut e arsyeton

- Bota Sot

Trajneri i Bayernit humbjen ndaj Augsburgut e arsyeton

Trajneri i Bayern Munih, Vincent Kompany, u paraqit para mediave pas humbjes befasuese 1:2 ndaj FC Augsburg, një rezultat që i dha fund serisë së ndeshjeve pa humbje të Bayernit në Bundesliga.

Pavarësisht rezultatit zhgënjyes, Kompany theksoi se paraqitja e ekipit ishte e mirë, edhe pse nuk solli rezultatin e dëshiruar.

“Ky rezultat është për ata njerëz që gjithmonë e kanë ditur se Bundesliga nuk është e lehtë dhe se çdo ndeshje është e rrezikshme,” tha Kompany.

“Ishim të qëndrueshëm në pjesën e parë, por pa shumë kreativitet. Ishte një ndeshje ku thua: në rregull, kemi luajtur pesë ndeshje në 13 ditë – ndoshta sot mund të marrim një rezultat edhe pa një paraqitje spektakolare. Jam më i zhgënjyer me rezultatin sesa me lojën. Ishim në një pozicion të mirë dhe e humbëm atë.

Në pjesën e dytë nuk arritëm të sillnim të njëjtën energji si në ndeshjet e mëparshme. Urime Augsburgut. Kjo është pjesë e futbollit. Tani bëhet fjalë për të treguar reagim.”

Humbja i dha gjithashtu fund shpresave të Bayernit për një sezon “të pamposhtur”, por Kompany e minimizoi rëndësinë e këtij objektivi.

“Jo, nuk më intereson. Nëse vazhdojmë edhe 10 muaj të tjerë pa humbje, atëherë për mua gjithçka është në rregull.

Dua të arrij shumë me këtë klub dhe në karrierën time si trajner, por personalisht për mua kjo do të ishte një arritje për djemtë. Unë thjesht dua t’i mbështes ata.

Nuk dua të tingëlloj filozofik, por këto janë vërtet mendimet e mia. Mund të jetoj pa këtë sezon të pamposhtur, nëse vazhdojmë të fitojmë trofe dhe të jemi të suksesshëm".



Read it all at Bota Sot