Skuadra e Chelseat ka triumfuar në udhëtim, me rezultat 3:1 ndaj Crystal Palaces, në takimin e javës së 23-të të Premier League në futboll.
Mysafirët ishin më të mirë duke importuar pikë të plota në derbin e Londrës.
Estevao (34), Joao Pedro (50) e Fernandez (64 - nga penalltia) – shënuan për fitoren e të kaltërve.
Richards shënoi golin ngushëllues për vendasit në minutën e 88-të
Wharton i Crystal Palaces u përjashtua me karton të kuq pas dy verdhëve.
Chelsea është në vend të katërt me 37 pikë e Crystal Palace në të 15-tin me 28 sosh.