Skuadra e Baselit është duke barazuar 1:1 ndaj Zurich-ut në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Superligën e Zvicrës.
Golin për Baselin e shënoi Xherdan Shaqiri.
Shaqiri shënoi një gol shumë të bukur në minutën e 11-të pas një asistimi nga bashkëlojtari, Otele.
Ky ishte goli i shtatë i Shaqirit këtë sezon në ligë me fanellën e Baselit.