Ndeshja derbi mes Juventusit dhe Napolit do të luhet sonte nga ora 18:00, në kuadër të xhiros së 22-të në elitën e futbollit italian.
Pak minuta para fillimit të ndeshjes, dy trajnerët, Luciano Spalletti dhe Antonio Conte kanë publikuar 11-shet startuese.
Te Juventusi, tashmë është bërë edhe e zakonshme, Edon Zhegrova nuk figuron në 11-shen e parë, duke mbetur sërish në bankën rezervë.
Zhegrova madje nuk luajti asnjë minut në ndeshjen e kaluar ndaj Benficas në Ligën e Kampionëve, ku Juventusi fitoi 2-0.
Ndërkohë, në anën tjetër, te Napoli, i zakonshmi në formacioni startues, Amir Rrahmani mungon shkaku i lëndimit.
Rrahmani pësoi një lëndim muskulor në ndeshjen ndaj Sassuolos javën e kaluar, ku luajti 67 minuta në fitoren e Napolit ndaj skuadrës së portierit kosovar, Arijanet Muric.
Sipas testeve mjekësore të bëra javën e kaluar, ishte raportuar se Rrahmani pritet të mungojë deri në 15 ditë.
FORMACIONET ZYRTARE:
JUVENTUS: Di Gregorio; Kalulu, Bremer, Kelly; Cambiaso; Thuram, Locatelli; Conceicao, McKennie, Yildiz; David
NAPOLI: Meret; Di Lorenzo, Buongiorno, Jesus; Gutierrez, Lobotka, McTominay, Spinazzola; Vergara, Hojlund, Elmas.