Me syze të kuqe, Vedat Muriqi me shokë bëjnë bujë në Spanjë! Llorente i godet keq me përgjigje

- Bota Sot

Me syze të kuqe, Vedat Muriqi me shokë bëjnë bujë në Spanjë! Llorente i godet keq me përgjigje

Atletico Madrid – Mallorca, ironia vazhdon edhe pas ndeshjes, Llorente përgjigjet me humor!

Media spanjolle “Marca” i ka kushtuar një shkrim pas sfidës Atletico – Mallorca, veçmas futbollistit Llorente ku është i përfshirë edhe Vedat Muriqi.

"Mallorca e “ngacmoi” në mënyrë interesante Atletico Madridin para përballjes mes tyre, përmes një postimi humoristik në rrjetet sociale. 

Llorente me shokë

Në postim shfaqeshin Vedat Muriqi, Leo Roman dhe Omar Mascarell me syze të kuqe, një referencë e drejtpërdrejtë ndaj syzeve që mban dhe shet Marcos Llorente.

Pas ndeshjes, batutat vazhduan. Atletico Madrid fitoi bindshëm 3:0, ndërsa Llorente reagoi në llogarinë e tij në Instagram duke publikuar një fotografi me të njëjtat syze, së bashku me Alex Baena dhe Pablo Barrios.

Mesazhi ishte i qartë dhe plot humor:

“Sot dhe nesër keni 20 për qind zbritje me kodin: Mallorca20”.

Postimi u interpretua si një përgjigje e drejtpërdrejtë dhe argëtuese ndaj ironisë së Mallorca-s.

Edhe disa nga bashkëlojtarët e Llorentes iu bashkuan komenteve: Giuliano Simeone shkroi “Ju dua”, ndërsa Juan Musso dhe Nahuel Molina reaguan me emoji duke qeshur, duke e forcuar edhe më shumë tonin pozitiv", - shkruan media spanjolle. 
 



Read it all at Bota Sot