Futbollisti i Baselit, Dominik Schmid, është i fascinuar me Xherdan Shaqirin.
Kapiteni Shaqiri realizoi het-trik në fitoren e Baselit me rezultat 4:3 në konak të Zurich-ut, në takimin e vlefshëm të Kampionatit të Zvicrës.
"Një rezultat pozitiv është gjithmonë i mirëpritur, veçanërisht në situatën tonë.
Nuk mund ta kishim nisur një ndeshje më keq, por e ruajtëm qetësinë":, tha futbollisti Schmid, transmeton mediumi zviceran “Blick”.
Sa i përket Xherdan Shaqirit, thotë: "Ai është një magjistar në fushë".
Baseli e zë vendin e katërt me 36 pikë, ndërsa Zurich është në të 8-tin me 25 sosh pas javës së 21-të.