Në një ngatërresë të pazakontë pas ndeshjes, skuadra e futbollit Cremonese u largua nga Reggio Emilia pas takimit si mysafir kundër Sassuolos pa Emil Auderon, i cili u detyrua të kthehej i vetëm në Cremona me makinë.
Cremonese e harroi portierin e saj Audero pas humbjes 1:0 në transfertë ndaj Sassuolos të dielën.
Sipas “Sky Sport Italia”, Audero po fliste me disa gazetarë indonezianë në zonën mikse pas ndeshjes, kur autobusi i ekipit të Cremonese u largua nga “Mapei Stadium” pa e vënë re që portieri nuk kishte hipur.
Pasi u njoftuan nga drejtuesit e Sassuolos se Audero ishte ende në stadium, Cremonese organizoi një shofer privat për ta dërguar atë përsëri në shtëpi.
Cremonese po përjeton gjithashtu vështirësi në fushë kohët e fundit, pasi ka grumbulluar vetëm tre pikë në tetë ndeshjet e fundit të Serie A.
Gjatë kësaj periudhe kanë shënuar vetëm dy gola, por gjithsesi ndodhen në vendin e 14-të të renditjes, gjashtë pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.
Të hënën e ardhshme, ata presin Interin në “Stadio Zini” dhe shpresohet që këtë herë asnjë lojtar të mos ketë probleme për t’u kthyer në shtëpi pas ndeshjes.