Juventusi e mban hapin për kreun e tabelës pas fitores së madhe e bindshëm me rezultat 3:0 ndaj Napolit, në ndeshjen e javës së 22-të në Serie A.
Napoli pa kapiteni Amir Rrahmani (i lënduar) bie keq në Torino.
Ndërsa Edon Zhegrova sërish në bankë dhe asnjë minutë lojë në fanellën e Juventusit.
Futbollisti David në minutën e 22-të, Yildiz në minutën e 77-të e Kostiq në atë të 86-tën, realizuan për fitoren e madhe të “Zonjës së Vjetër”.
Interi kryeson me 52 pikë, pasuar nga Milani me 46 (një ndeshje më pak), Napoli 43, Roma 42 (një ndeshje më pak), Juventusi 42, Como 40, Atalanta 35 pikë etj.