Matheus Cunha mund të rrezikojë dënimin

- Bota Sot

Matheus Cunha mund të rrezikojë dënimin

Matheus Cunha raportohet se mund të rrezikojë një pezullim për atë që tha pasi shënoi kundër Arsenalit.

Të dielën pasdite, Manchester United udhëtoi drejt “Emirates Stadium” me synimin për ta konfirmuar fitoren ndaj Manchester Cityt duke mposhtur edhe Arsenalin.

Falë golave të Bryan Mbeumo, Patrick Dorgu dhe Cunhas, United siguroi një fitore dramatike 3-2.
Lisandro Martinez shënoi autogol, ndërsa Mikel Merino realizoi golin e dytë për “Topçinjtë”.

Pas golit spektakolar që e çoi rezultatin në 3-2, Cunha u dëgjua duke bërtitur diçka në momentin kur kamera iu afrua brazilianit.

Sipas “Manchester Evening News”, nuk ishte e qartë saktësisht se çfarë tha Cunha, por dukej se përfshinte gjuhë fyese.

Komentatori i “Sky Sports”, Peter Drury, u detyrua të kërkonte menjëherë ndjesë: “Nëse dëgjuat gjuhë të papërshtatshme mes festimeve, për këtë ju kërkojmë ndjesë,” tha ai.

Ndërkohë, raportimi i “Manchester Evening News” thekson se Cunha mund të jetë në rrezik pezullimi.

Sipas rregullave të Federatës Angleze të Futbollit (FA), “gjuha fyese, ofenduese ose abuzive dhe/ose gjestet” mund të jenë arsye për ndëshkim disiplinor.

Rregullorja thekson: “Ndërsa një arbitër mund të mos e dëgjojë gjithmonë një lojtar duke sharë në vapën e momentit, FA ka të drejtën të ndërmarrë veprime disiplinore retroaktive nëse incidenti kapet nga kamera dhe transmetohet për një audiencë të gjerë. FA e konsideron sharjen drejtpërdrejt në kamera si një akt ‘të qartë dhe të qëllimshëm’ sjelljeje të pahijshme që dëmton imazhin e lojës.”

Në vitin 2011, ish-ylli i United, Wayne Rooney, u ndëshkua me një pezullim prej dy ndeshjesh pasi u kap duke sharë drejt kamerës në “Upton Park” kundër West Ham United.

Rooney u akuzua atëherë për “përdorim të gjuhës fyese, ofenduese dhe/ose abuzive.



Read it all at Bota Sot