Ekipi i Bashkimit është përforcuar për pjesën tjetër të sezonit me futbollistin e Trinidad dhe Tobagos, Nickel Ronaldo Or.
24-vjeçari Ronaldo Or luan në pozicionin e sulmit të krahut të majtë dhe vjen te Bashkimi nga ekipi PAEK nga Qipro.
" Nickel Ronaldo Orr vjen nga ekipi PAEEK (Qipro) dhe përfaqëson një profil modern lojtari, me vizion të lartë loje, fizik të fortë dhe shpejtësi, duke sjellë balancë, siguri dhe energji në skuadër.
Ai pritet të përshtatet shpejt me filozofinë e klubit dhe të japë kontribut të rëndësishëm në objektivat tona.
Ky transferim konfirmon ambiciet e FC Bashkimi 1947 për të vazhduar ndërtimin e një ekipi të fortë, konkurrues dhe me identitet të qartë, duke kombinuar cilësinë, disiplinën dhe përkushtimin." - informon Bashkimi.