Shpërthimi me 5 viktima në Greqi, gjendet trupi i punonjësit të zhdukur! Shkaqet ende mister

- Bota Sot

Shpërthimi me 5 viktima në Greqi, gjendet trupi i punonjësit të zhdukur! Shkaqet ende mister

Trupi i punonjësit që po kërkohej në fabrikën “Violanta” u gjet nga autoritetet në Trikala. Gjetjen e punonjësit e konfirmoi nënkryetari i bashkisë së Trikalës, Giorgos Kalavoutas.

5 trupat e gjetur të karbonizuar po transportohen në Larisa për identifikim. Mësohet se do të kryhet një autopsi dhe identifikim për mes ADN-së.

Autoritetet gjithashtu po kërkojnë prova për të zbuluar shkaqet e tragjedisë. Deri më tani, mundësitë për shkaqet e shpërthimit vdekjeprurës që ndodhi në orën katër të mëngjesit mbeten të hapura.

Vala goditëse e shpërthimit, e cila u ndje në të gjithë qytetin dhe në fshatrat e zonës më të gjerë, shkaktoi shembjen e pjesëve të ndërtesës dhe një zjarr të madh, me fabrikën që pësoi shkatërrim të plotë.

Gjashtë të plagosurit, përfshirë një zjarrfikës, u liruan nga spitali pasi u shtruan në spital si masë paraprake, por mbeten në gjendje të rëndë shoku.



Read it all at Bota Sot