Zelensky, sillni përpara takimin e radhës trepalësh, të dielën është vonë

- Bota Sot

Zelensky, sillni përpara takimin e radhës trepalësh, të dielën është vonë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se diplomacia duhet të sjellë rezultate konkrete, duke paralajmëruar se procesi i negociatave nuk duhet të shfrytëzohet nga Rusia për të shmangur masat e reja të presionit ndërkombëtar.

Sipas raportimeve, ka ende çështje që duhet të përgatiten për takimin e ardhshëm, ndërsa diskutimet paraprake kanë treguar se ekipet negociuese pritet të takohen sërish të dielën.

Megjithatë, Zelenskyka vlerësuar se do të ishte e përshtatshme që ky takim të zhvillohej sa më shpejt.

Nevojiten rezultate konkrete nga diplomacia, në mënyrë që të mos krijohet përshtypja se rusët po e përdorin gjithashtu procesin e negociatave për një qëllim shumë cinik dhe brutal: për tu kundërvënë masave të reja të presionit kundër Rusisë që mund të funksionojnë. Dhe presioni është i nevojshëm”, vazhdoi Zelensky, shkruan ANSA.



Read it all at Bota Sot