AS Roma gati ka dy goditje të mëdha

- Bota Sot

AS Roma gati ka dy goditje të mëdha

Skuadra e Romës dëshiron të bëjë disa goditje të mëdha pak para përfundimit të afatit kalimtar.

“Giallorosët”, kanë hedhur sytë te dy lojtarët si David Moller Uolf të Vulverheptonit dhe Janik Karraskos nga skuadra Al-Shabab.

Mbrojtësi norvegjez, i sugjeruar nga Riise dhe i monitoruar nga Roma sezonin e kaluar, shihet si një përforcim ideal për krahun e majtë, por marrëveshja varet nga aftësia e klubit anglez që tani është jashtë lige për të gjetur një zëvendësim.

Ndërsa Karrasko, ka shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer në Evropë dhe Roma është gati ta shfrytëzojë këtë mundësi, pasi ka hasur vështirësi me negociatat e tjera, siç janë ato me Sauer dhe Godts.

Roma, është në vendin e 3-të në Serie-n A dhe me këto blerje, synon të ruajë këtë pozitë dhe të sigurojë rikthimin në Ligën e Kampionëve.



Read it all at Bota Sot