Rikthehet përsëri tek ekipi gjeorgjian

- Bota Sot

Rikthehet përsëri tek ekipi gjeorgjian

Vetëm 25 ditë pasi u largua nga Dinamo e Batumit, mesfushori shqiptar Uerdi Mara ka bërë prapa-kthehu. 26-vjeçari është rikthyer përsëri tek ekipi gjeorgjian, teksa zyrtarizimi erdhi para disa minutash.

Kujtojmë se ai është pjesë e Dinamo Batum që prej shkurtit të vitit 2024, kur e nisi në huazim.

Ndërsa në mars të vitit 2025, klubi gjeorgjian pagoi 30 mijë euro tek turqit e Kaciorengucu për shërbimet e shqiptarit.

Vlen të përmendet se Mara është një ish i Superiores.

Në të shkuarën ai ka mbajtur veshur fanellën e Skënderbeut.



Read it all at Bota Sot