Dhimbje në familjen e Ajet Shoshollit

- Bota Sot

Dhimbje në familjen e Ajet Shoshollit

Ka ndërruar jetë Muhamet Shosholli, kontribues i çmuar në Kombinatin “Trepça” në Mitrovicë.

Muhameti ishte vëllai i Ajet Shoshollit.

Ndryshe Ajet Shosholli wshtw trajner i trajnerëve në Kosovë, ish-selektori i parë i Kombëtares së Kosovës (1991–1996) dhe kryetrajner i gjeneratës së artë të Prishtinës (1984–1985). 

Gjatë karrierës së tij, Ajet Shosholli ka drejtuar gjithashtu skuadra të njohura si Vëllaznimi i Gjakovës, Shkëndijen e Tetovës, etj.

 “Me 26/01/2026 në moshën 83 - vjeçare, ndërroi jetë i vetmi im vëlla Muhamet Shosholli, duke na lënë me dhembje dhe pikëllim të thellë tërë familjen tonë.

Në këto momente pikëllimi nuk gjej dot fjalë për të përshkruar zbrazëtin që na e lë gjithë familjes.

Por ndihem krenar që isha vëllau i yti sepse ti tërë jetën si punonjës në kombinatin Trepça, punove me përkushtim dhe me nderë, duke krijuar një familje të shëndoshë dhe të respektuar. 

Prehu në paqe vëllai i im”, ka shkruar Shosholli në profilin e tij në facebook.



Read it all at Bota Sot