Bashkimi 1947 e shënoi fitoren e dytë në Kroaci!

- Bota Sot

Bashkimi 1947 e shënoi fitoren e dytë në Kroaci!

Futbollistët e Bashkimit 1947 nga Kumanova fituan edhe ndeshjen e dytë miqësore në Medulin, ku po e kryejnë fazën më të rëndësishme të përgatitjeve dimërore përpara fillimit të pjesës pranverore të sezonit aktual.

Kumanovarët ishin më të mirë se Radnik Bijeljina, një ekip nga liga elitare në Bosnjë dhe Hercegovinë, sot, me rezultatin 2:1. 

Shënuesit e golave për Bashkimin 1947 ishin Aleksovski në minutën e 56-të dhe Maijamona në minutën e 69-të.

Kujtojmë se në ndeshjen e parë në Medulin (Kroaci), lojtarët e Bashkimit 1947 fituan 3:0 kundër Rudarit nga Pljevla.



Read it all at Bota Sot