Tragjedi, shtatë tifozë humbin jetën në aksident, 80 kilometra larg kufirit me Serbinë

- Bota Sot

Tragjedi, shtatë tifozë humbin jetën në aksident, 80 kilometra larg kufirit me Serbinë

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Rumani, ku një furgon që transportonte dhjetë tifozë të klubit grek PAOK u përfshi në një aksident të rëndë trafiku.

Sipas mediave greke dhe rumune, shtatë tifozë kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar, njëri prej tyre në gjendje kritike. 

Tifozët e PAOK-ut po udhëtonin drejt Francës, ku skuadra e tyre do të përballet me Lyonin të enjten në orën 21:00.

Policia rumune ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur pranë qytetit të Timișoarës, rreth 80 kilometra larg kufirit me Serbinë. 

Sipas raportit zyrtar, shoferi i furgonit ka tentuar një parakalim të pakujdesshëm ndaj një kamioni cisternë dhe është përplasur me një kamion tjetër që vinte nga drejtimi i kundërt.

Si pasojë e përplasjes së fortë, furgoni është shkatërruar plotësisht. 

Tre të mbijetuarit janë transportuar në spitalin e qytetit Lugoj, ku njëri prej tyre është vendosur në mbështetje të jetës.



Read it all at Bota Sot