Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes ka nxehur gjakrat në Angli.
Në podcastin, “The Good, The Bad & The Football”, Scholes foli rreth mundësive të liderit aktual të Premierligës, Arsenalit duke thënë se mund të jetë skuadra më e dobët që ka fituar titullin.
“Nëse Arsenali fiton ligën, kjo mund të jetë skuadra më e keqe që e ka fituar ndonjëherë.
Nëse po mendoni të zgjidhni një skuadër të sezonit dhe të zgjidhni katërshen sulmuese, askush nga skuadra e Arsenalit nuk e ka në dorë.
“Shikoni kampionët e mëparshëm – sulmuesit e Liverpoolit, të shkëlqyer.
Ndoshta i vetmi është Saka, dhe nuk mendoj se ka qenë i shkëlqyer. Ai nuk ka shënuar shumë gola këtë vit ose nuk ka dhënë asiste.
”Vërtet nuk e kuptoj se si është e mundur të jesh kaq i mirë në futboll ndërsa ke kaq pak ide për futbollin e vërtetë”, deklaroi Scholes.