Trajneri serb nuk e duroi debaklin nga Prishtina e Vokrrit! Pas një kohe KF Prishtina e bëri me banesë në Beograd, tani e shkarkoi

- Bota Sot

Trajneri serb nuk e duroi debaklin nga Prishtina e Vokrrit! Pas një kohe KF Prishtina e bëri me banesë në Beograd, tani e shkarkoi

Historia e viteve të arta të KF Prishtinës në vitet e 80-ta është e mbushur me ndeshje të mëdha. 

Një nga to ishte përballja mes Prishtinës dhe Sutjeskës së Nikshiqit, në kuadër të javës së 32-të të Ligës së Parë ish jugosllave.

Në atë kohë, Sutjeskën e drejtonte Millovan Gjoriq, ish-futbollist i Crvena Zvezdës dhe më bindjet e tij nacionaliste serbe.

Por në fushë, Prishtina e udhëhequr nga kapiteni Fadil Vokrri, shkëlqeu, duke e mposhtur Sutjeskën me rezultat bindës 3:0.

Gjoriqi nuk e duroi debaklin nga Prishtina e kapitenit Fadil Vokrri.

Autorë të golave Rifat Mehinoviq (28’), Fadil Vokrri’ (29’) e Zorn Batroviq (64’).

Prishtina renditej në vend të 15-të me 28 pikë e Sutjeska në të 9-tin me 30 pikë.

“Millovan Gjoriqi jo vetëm që nuk dëshiroi të jap deklaratë, porse lojtarëve të vet i sugjeroi, që as ata mos ta bëjnë këtë, në shenjë revolte për humbjen e pësuar.

Mirëpo, ne para ardhjes së tij, biseduam me kapitenin Momir Bakraç”, shkroi gazetari Mustafë Lecaj në sportin e “Rilindjes” më 17 qershor të vitit 1985. 

Bakraçi kishte deklaruar: “Fitorja e Prishtinës është e meritueshme.

Futbollistët e saj këtë e dëshiruan më shumë sesa ne një pikë.

Loja ishte e fortë, por në momente më e ashpër sesa lejohet nga ana e vendasve, porse kjo është e natyrshme, kur një skuadër gjendet në situatë çfarë është Prishtina.

Referët që pak ia patën anën Prishtinës, e nuk patën nevojë të bëjë këtë sepse futbollistët e saj ishin më të mirë se ne”.

Habia tjetër, në vjeshtën e vonshme të vitit 1986 Gjoriqi emërohet kryetrajner i Prishtinës.

Siç kishte deklaruar Gjoriqi në mediat e Beogradit, nga kryesia e KF Prishtinës kishte përfituar një banesë në Beograd (ia kishin blerë).

Gjoriqit nuk i zgjati shumë më Prishtinën (një vit), në vjeshtën e vitit 1987 shkarkohet pas serisë katastrofë, në Prishtinë 0:0 me Vardarin, në Beograd humbi 7:1 nga Cërvena Zvezda, në Prishtinë 0:2 nga Radi dhe në Osijek pësuan 5:1 nga Osijeku në javën e katërt.

16 qershor, 1985 - Prishtina - Sutjeska 3:0
Stadiumi i qytetit në Prishtinë.
Shikues: 30.000.
Shënues: Mehinoviq (28), Vokrri (29) e Batroviqi (64).
Gjyqtarë: Eduard Shoshtariq (Maribori), ndihmësit e tij Davor Zekan (Spliti), Blazh Zuber (Baçka Topolla).
Kartona të verdhë: Bakraç.
Prishtina: Neshet Zhaveli 7, Xhevdet Muriqi 8, Faton Domi 7, Rafet Prekazi 7, Skënder Shengyli 8, Rifat Mehinoviq 8, Mensur Nexhipi 7, Sahit Kelmendi 7, Fadil Vokrri 7, Fadil Muriqi 8 dhe  Zoran Batroviqi 7. Trajner: Mirosllav Çiro Bllazheviq.
Sutjeska: Buiqi 7, Bakraç 6, Gërboviq 6, Radovanoviq 5, Kuzeleviq 6, Medin 6, Marushiq 5, Gjuroviq 6, Vukoviq 5, Drashkoviq 5 (Shabotiq), Neneziq) dhe Kërkiq 5. Trajner: Millovan Gjoriq.



Read it all at Bota Sot