Fadairo, largimi i radhës nga Teuta

- Bota Sot

Fadairo, largimi i radhës nga Teuta

Një tjetër lojtar largohet nga Teuta.

Sulmuesi anësor David Fadairo, që u bashkua me durrsakët verën e vitit të kaluar, ka mbyllur bashkëpunimin me Teutën.

“KF Teuta njofton mbylljen e bashkëpunimit me futbollistin David Fadairo.

Klubi dëshiron ta falenderojë Davidin për kontributin e dhënë, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë periudhës që mbrojti ngjyrat e skuadrës sonë.

I urojmë shumë suksese dhe fat në hapat e mëtejshëm të karrierës së tij sportive”, shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.



Read it all at Bota Sot