Trajneri i Rubin Kazan, Frank Artiga ka dhënë një intervistë së fundmi për Match TV, ku u ndal pikërisht te futbollisti i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, ndryshe vjen nga Kosova.
“Unë mendoj se ai është sulmuesi më i mirë në Premier Ligën e Rusisë.
Por mungesa e Mirlindit është një mundësi e madhe për lojtarët e tjerë që të shkëlqejnë.
Po presim që Daku të rikthehet në kampin e dytë të trajnimit”, tha trajneri.
Rikujtojmë që Daku përfundoi kampin e tij të parë stërvitor në një program individual, duke u stërvitur veçmas nga skuadra.