Rusia intensifikon sulmet ndaj Ukrainës, Zelensky akuzon Moskën se po minon bisedimet e paqes

- Bota Sot

Rusia intensifikon sulmet ndaj Ukrainës, Zelensky akuzon Moskën se po minon bisedimet e paqes

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski akuzoi Rusinë se me sulmet e fundit ndaj disa qyteteve po tregon se nuk kërkon zgjidhje diplomatike për t’i dhënë fund luftës.

“Çdo sulm i tillë rus dëmton diplomacinë që është ende në vazhdim dhe minon përpjekjet e partnerëve që po ndihmojnë për t’i dhënë fund kësaj lufte” – u shpreh ai. Në njjë valë sulmesh me dronë rus u vranë të paktën 2 persona dhe u plagosën mbi 30 të tjerë në qytetin jugor të Odesës, thanë zyrtarët rajonalë.

Qyteti i Detit të Zi, një pikë kyçe e eksporteve ukrainase, është sulmuar rregullisht nga forcat ruse që kur pushtuan Ukrainën gati katër vjet më parë.

Kompanitë e energjisë ukrainase thanë se forcat ruse kishin shkaktuar dëme të mëdha në një nga objektet e saj në rajonin e Odesës, të cilat do të kërkonin kohë për t’u riparuar.

Guvernatori i këtij rajoni bëri me dije se Rusia kishte lëshuar më shumë se 50 dronë sulmues, duke dëmtuar dhjetëra godina banimi, një kishë dhe një shkollë.

Në dy sulme të tjera me dronë në rajonet jugore të Zaporizhjas dhe Khersonit u vranë dy gra. Sulmet me dronë dhe raketa ruse kanë ndërprerë energjinë elektrike dhe ngrohjen për miliona ukrainas në të gjithë vendin.

Forcat ajrore ukrainase thanë se Rusia lëshoi 165 dronë sulmues gjatë natës, ndërsa zyrtarët bënë me dije se u godit edhe qyteti i Lvivit, trasnmeton RTSH.

Ndërkohë që forcat ruse po përparojnë në të gjithë frontin Ministria e Mbrojtjes në Moskë pretendoi të martën se kishte pushtuar dy fshatra të tjerë në rajonet lindore të Ukrainës, Zaporizhzhia dhe Kharkiv.



Read it all at Bota Sot