Tifozi i Chelseat plagoset para ndeshjes së Championsit

- Bota Sot

Tifozi i Chelseat plagoset para ndeshjes së Championsit

Një tifoz anglez i Chelseat është plagosur dje në Napoli pasi iu afrua një grup të rinjsh në Piazza Santa Maria la Nova.

I plagosuri u trajtua në Spitalin Vechio Pellegrini për një plagë nga një objekt i mprehtë në vithe dhe doli nga spitali.

Sipas Shtabit të Policisë, nuk ka tifozë të tjerë anglezë të lënduar.

Rreth 250 tifozë të “Blues” u raportuan në qytet mbrëmë dhe pritet të mbërrijnë edhe më shumë sot.

Policia njoftoi se është krijuar një grup i përbashkët sigurie për t’i monitoruar zonat kryesore të qytetit, duke e përfshirë stacionin e trenit dhe qendrën e qytetit, përcjell Panorama.

Klubi londinez gjithashtu u bëri thirrje tifozëve të tregojnë kujdes të madh ndërsa janë në qytet dhe t’i marrin parasysh këshillat e ndara përpara kësaj ndeshjeje, duke pasur parasysh se qyteti italian e ka një histori të gjatë incidentesh në të cilat tifozët vizitorë janë shënjestruar nga ultrasit e Napolit.

Sipas klubit, afërsisht 2,500 tifozë të Chelseat kanë blerë bileta për ndeshjen.



Read it all at Bota Sot