Infantino: Kupa e Botës 2027 në Brazil do të jetë më e mira në historinë e futbollit

- Bota Sot

Infantino: Kupa e Botës 2027 në Brazil do të jetë më e mira në historinë e futbollit

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka thënë se Kupa e Botës 2027 në Brazil do të jetë më e mira në historinë e futbollit.

Ai u referua Kupës së Botës për femra, e cila organizohet vitin e ardhshëm në Brazil.

Ai tha se ndeshjet që do të zhvillohen gjatë kampionatit, do të ndiqen nga tre deri në katër milionë tifozë.

“Do të jetë Kupa e Botës më e mirë në historinë e futbollit.

Do të kemi midis tre dhe katër milionë tifozë.

Do të jetë një sukses i plotë. Nuk na duhet asgjë më shumë sesa gëzimi i njerëzve.

“Ne duam të festojmë Kupën e Botës për Gra më të mirën dhe më të madhe në histori.

Jemi të bashkuar për të bërë më të mirën tonë dhe, nëse është e mundur, që titulli të qëndrojë këtu në Brazil.”, ka deklaruar Infantinno.

Kupa e ardhshme e Botës për Femra do të zhvillohet nga 24 qershori deri në 25 korrik të vitit 2027, me 32 kombëtare pjesmarrëse dhe ndeshjet luhen në tetë stadiume të ndryshme..



Read it all at Bota Sot