Braziliani jep ekuilibër për gjithë skuadrën

- Bota Sot

Braziliani jep ekuilibër për gjithë skuadrën

Walter Zenga, ish-portieri i Interit, në analizën e tij për “Sky Sport” komentoi merkaton e klubit zikaltër:

“Mendova që do merrnin Perishiq për ta kompletuar ekipin. Luis Henrique nuk do ta jepja, edhe pse në ‘San Siro’ e fishkëllejnë, nuk kanë kuptuar.

Perisic për të larguar Luis Henrique?

Personalisht nuk do ta bëja këtë, braziliani jep ekuilibër për gjithë skuadrën.

Është e vërtetë që Interi sulmon më shumë nga e majta me Dimarco dhe Bastoni, por Luis Henrique sjell shumë ekuilibër djathtas.

Trajneri e kupton këtë dhe prandaj ai vazhdon të luajë titullar. Shumë tifozë nuk e vënë re sepse fokusohen te një lojtar.

Duke parë Interin ‘live’, Luis Henrique ka siguruar ekuilibër të madh për të gjithë”.



Read it all at Bota Sot