Abdulli është te Arsimi

- Bota Sot

Abdulli është te Arsimi

Skuadra e Arsimit nga Çegrani përforcohet për edicionin e pranverës në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut në futboll.

Xhelil Abdulli i bashkohet Arsimit.

“Me kënaqësi ju prezantojmë përforcimin më të ri në repartin defensiv — Xhelil Abdullin, mbrojtës me shumë përvojë dhe kualitet që vjen nga radhët e Makedonija Gjorçe Petrov. 

Me një karrierë të pasur dhe përvojë të vlefshme ndërkombëtare, Xhelili ka qenë pjesë e klubeve të njohura si: KF Shkëndija, De Graafschap (Holandë), MSV Duisburg (Gjermani), KF Renova, KF Llapi, KF Shkupi dhe Gostivari.

Jemi të bindur se përvoja, cilësia dhe përkushtimi i tij do të jenë një forcë e madhe për ekipin tonë në sfidat e ardhshme”, njofton KF Arsimi.



Read it all at Bota Sot