Adi Kurti debutoi këtë sezon me Veronën.
Talenti i Kombëtares U-21 u promovua nga klubi italian, që tashmë e ka huazuar te Ternana në Serinë C.
Kurti është larguar me një klauzolë të veçantë.
Për 20-vjeçarin e qendrës së mbrojtjes është vendosur mundësia e blerjes në fund të sezonit, por jo vetëm.
Verona po ashtu mund ka ruajtur mundësinë, që ta blejë sërish Kurtin nëse Verona bën të njëjtën gjë. Futbollisti i lindur në Elbasan e pati debutimin ndaj Venecias në Kupën e Italisë ku mori disa minuta në fund.
Ternana ku ka vendosur të huazohet mban vendin e tetë në renditje. Aktualisht konsiderohet si një nga ekipet që synon ngjitjen.