Shkëndija mposht Sarajevën në Turqi

- Bota Sot

Shkëndija mposht Sarajevën në Turqi

Shkendija e Tetovës ishte më e mirë se Sarajeva, duke triumfuar me rezultat 3:2 në miqësoren që u luajt në Antalia të Turqisë. 

Sarajeva kaloi në epërsi në minutën e 12-të, Kupreshak dërgoi një krosim, dhe Beganoviq bëri më të mirën e tij në zonën e penalltisë duke goditur rrjetën nga disa metra për 1:0.

Gëzimi i ekipit sarajevas nuk zgjati shumë, Shkendija reagoi shpejt, dhe në minutën e 17-të Liridon Latifi vrapoi në anën e majtë dhe në mënyrë të bukur pasoi për Ibrahimin, i cili nuk pati vështirësi nga afërsia ta barazonte rezultatin në 1:1.

Deri në fund të pjesës së parë, Shkëndija mori iniciativën, pas disa rasteve, në minutën e 34-të u akordua penallti për shqiptarët. Përsëri Besart Ibraimi, i cili shënoi nga penalltia për përmbysjen dhe epërsinë e ekipit nga Tetova, 1:2.

Në pjesën tjetër të ndeshjes, Shkendija vazhdoi me një lojë më specifike, dhe në minutën e 56-të, erdhi goli i tretë, Spahiu u pozicionua me këmbën e majtë dhe me një gjuajtje fantastike mposhti Baniqin, i cili gjithashtu mund të thuhet se pati një reagim të dobët.

Në minutën e 77-të, lojtari i Shkendijës u përpoq tia kthente topin portierit të tij, i cili reagoi në mënyrë katastrofike dhe topi përfundoi në rrjetë, autogol për rezultatin në 2:3.

Në minutat e fundit të ndeshjes, Sarajeva kërkoi barazimin, Turkesh pati një rast të mirë në minutën e 84-të, por nuk ishte i saktë.



Read it all at Bota Sot